Mbi 5 mijë qytetarë hoqën dorë nga shtetësia kosovare

18 Shkurt 2022 | 13:19

Mbi 5 mijë qytetarë të Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia vitin e kaluar. Kjo ndodhë për shkak se në shumicën e shteteve evropiane nuk lejohet dyshtetësia.

Drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Liridon Neziri tregon se numri më i madh i personave që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës, janë nga Gjermania dhe se sipas tij vetëm Franca dhe Zvicra nuk obligojnë lirimin nga shtetësia e Kosovës.

“Për vitin 2021 kemi mbi 5 mijë persona që kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës. Arsyeja e heqjes dorë nga shtetësia është pasi që disa vende nga Bashkimi Evropian nuk lejojnë dy nënshtetësi për shtetasit nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian duke pasur parasysh që ne kemi një numër të madh të emigracionit, pra shtetasit tanë të cilët kanë emigruat me vite”, thotë Nerziri, raporton Kosovapress.

“Tashmë ata janë integruar dhe kërkesa e tyre është ose kërkesë e këtyre shteteve është të heqin dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës apo prej nga shtetësia prej nga vinë në mënyrë që ata të mund të fitojnë shtetësinë e atij vendi. Mosha sillet në moshë mesatare kemi të bëjmë më moshat e reja pasi që numri më i madh i atyre që tashmë heqin dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë edhe të lindur në këto vendet e Bashkimit Evropian”, thotë Neziri.

Në Kosovë ka edhe persona që kërkojnë azil. Sipas Nezirit numri i azilkërkueseve është më i vogël në vitin 2021 në krahasim me vitin 2020.

Ai bëri të ditur se gjatë periudhës janar-dhjetor 2021 në Divizionin e Shtetësisë janë marrë 5031 vendime për lirim nga shtetësia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026