1 viktimë dhe 303 raste të reja me COVID

18 Shkurt 2022 | 19:11

Një person ka humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar edhe 303 raste të reja me virusin.

Rastet pozitive kanë dalë nga 2,651 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 1,066 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend, janë identifikuar 261,065 raste shërimi nga COVID.

Në Shqipëri janë aktualisht 5,406 të infektuar me COVID. 89 persona janë të shtruar në spital, 15 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID.

Qytetarët mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Statistika për datën 18 shkurt 2022 nga Ministria e Shëndetësisë

Raste të reja ditore  303

Të shëruar në 24 orë   1,066

Të shtruar në spitale    89

Humbje jete në 24 orë    1

Testime ditore    2,651

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   1,845

Fier   824

Vlorë   499

Elbasan   498

Berat   393

Shkodër   243

Lezhë     321

Gjirokastër    278

Durrës     168

Korçë    148

Kukës    164

Dibër     25

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026