Osmani e Kurti kërkojnë nga kryeministri grek ndihmë për liberalizimin e vizave
18 Shkurt 2022 |
20:05
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë kërkuar përkrahje nga Greqia në procesin e liberalizimit të vizave.
Në takimin e zhvilluar me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, në vigjilje të Konferencës së Sigurisë në Mynih (MSC), ku ishte edhe e pranishme edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla u theksua se liberalizimi i vizave për Kosovën mbron kredibilitetin e BE-së dhe se ky proces nuk duhet ndërlidhur me procese të tjera.
Krerët e shtetit theksuan se Kosova mbetet e palëkundur në orientimin euro-atlantik dhe synimin për anëtarësim në NATO, OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare, bën me dije zyra për shtyp e presidencës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mbi 5 mijë qytetarë hoqën dorë nga shtetësia kosovare
- Kosova shpërndan lejeqëndrimet 5-vjeçare për shtetasit e Shqipërisë
Lajme të Sugjeruara
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta