1500 shkelje të armëpushimit në Ukrainë, Macron bisedon sërish me Putin

20 Shkurt 2022 | 12:17

Ministri i Brendshëm ukrainas u sulmua me granatë gjatë një vizite në frontin e konfliktit me separatistët, që zhvillohet prej tetë vitesh në Ukrainën Lindore.

Zyrtarët u strehuan në një zonë të mbrojtur para se të largoheshin nga zona.

Më shumë se 1500 shkelje të armëpushimit u raportuan të shtunën në Ukrainën Lindore.

Kështu deklaruan vëzhguesit nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE.

Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi imazhet e lëshimit të raketave balistike të kryera gjatë stërvitjes ushtarake.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, u shpreh se nuk ka vend për pretendime për një sulm të mundshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.

Ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski kërkoi një takim me homologun rus për të zgjidhur konfliktin.

“Unë nuk e di çfarë kërkon presidenti i Rusisë. Për këtë arsye unë propozojë të takohemi”, – u shpreh Zelenski.

Civilët e evakuuar nga rajonet e konfliktit me Ukrainën Lindore janë vendosur në kampet e Ministrisë ruse të Situatave të Emergjencave në brigjet e detit Azov, afër kufirit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026