Dialogu Kosovë-Serbi, Oliver Varhelyi ‘kundër’ Borrell: Shkëmbimi i territoreve, çështje dytësore

8 Maj 2020 | 06:25

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, deklaroi nga Brukseli se ai e sheh si dytësore çështjen e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, dhe se përparësi sipas tij është ulja e palëve në tryezën e dialogut për gjetjen e një zgjidhjeje.

Komisioneri reagoi pas pyetjes së raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, gjatë debatit të sotëm në Komisionin e Jashtëm të PE-së për Samitin e Zagrebit.

“Si raportuese për Kosovën, sigurisht që intervista e dy ditëve më parë e Përfaqësuesit të Lartë Borrell më krijoi mëdyshje, dhe kjo jo vetëm për mua, pasi e bën të paqartë se cili është qëndrimi i BE-së apo i Komisionit për shkëmbimin e territoreve, dhe do të ishte mirë nëse do të kishim një qëndrim më të qartë se kjo përgjigje e fshehur që dha Përfaqësuesi i Lartë dhe që krijoi shumë konfuzion në Kosovë”, tha Viola Von Cramon-Taubadel, raportuese e PE për Kosovën

“Në lidhje me Kosovën dhe me çështjen e shkëmbimit të territoreve, mendoj se qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë që prej fillimit, se kyçe është që të dy vendet të bien dakord për një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, dhe që nuk përbën asnjë rrezik për vende të tjera të rajonit. Pasi të kemi arritur në këtë pikë, atëherë mendoj se mund të shohim në detaje elementet e ndryshme të marrëveshjes, por kjo është çështja kyçe.

Dhe në këtë këndvështrim mendoj se çështja e shkëmbimit të territoreve është një çështje dytësore. Ajo që nevojitet është që të kemi aktorët e të dy entiteteve në tryezë, të angazhuar në një mënyrë kuptimplotë për të arritur tek një zgjidhje, dhe në këtë pikë një input madhor do ta sjellë Përfaqësuesi i Posaçëm Miroslav Lajçak”, u përgjigj komisioneri.

Disa ditë më parë, gjatë një interviste për disa gazetarë nga Ballkani, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Joseph Borrell deklaroi se “BE nuk mund të jetë më katolike se Papa”, nëse dy vendet bien dakord edhe për çështjen e shkëmbimit të territoreve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026