2 vdekje nga COVID-19 në Kosovë

20 Shkurt 2022 | 15:24

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë dhe janë regjistruar 183 raste të reja, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja dolën pas testimit të 2,787 mostrave. Sipas kësaj shifre, i bie që 6.56 për qind e të testuarve kanë rezultuar me sëmundjen COVID-19.

Në 24 orët paraprake, sipas MSH-së, janë shëruar edhe 713 pacientë.

Raste aktive janë 4,541.

Sa i përket vaksinimit, autoritetet shëndetësore kanë administruar edhe 579 doza të vaksinës.

Deri më tani, në total janë administruar 1,807,323 milion doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026