Borrell: Ndarja e Bosnjës, e papranueshme

20 Shkurt 2022 | 16:33

Shefi i politikës së jashtme i BE-së tha se është “thellësisht i shqetësuar” për tensionet në Bosnje dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve që të shmangin shpërbërjen e atij vendi.

“Situata në Bosnje është më shqetësuese se kurrë,” tha Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, në konferencën vjetore të sigurisë në Mynih.

Muajin e kaluar, administrata e presidentit Biden njoftoi për sanksione të reja kundër udhëheqësit serb të Bosnjës Milorad Dodik, i cili prej vitesh ka bërë thirrje që pjesa e Bosnjës e drejtuar nga serbët të shkëputet nga pjesa tjetër e vendit dhe të bashkohet me Serbinë.

SHBA e akuzoi atë për “aktivitete korrupsioni” që kërcënojnë të destabilizojnë rajonin dhe minojnë marrëveshjet e Dejtonit, raporton AP.

“Mund t’ju siguroj se, në kontakt të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, unë dhe Sekretari i Shtetit (Anthony) Blinken kemi dërguar një paralajmërim shumë serioz. Ne nuk do të pranojmë ndarjen e Bosnje- Hercegovinës,” tha Borrell.

Ai tha se kishte qenë në kontakt me Dodikun për t’i kujtuar “detyrimin e tij për të marrë pjesë në institucionet e përbashkëta” të vendit.

Marrëveshja e Paqes e Dejtonit i dha fund luftës në Bosnje, e cila shkaktoi vdekjen e mbi 100,000 vetëve dhe la miliona të pastrehë në masakrën më të rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Marrëveshja krijoi dy njësi të veçanta qeverisëse në Bosnje – njëra e drejtuar nga serbët e Bosnjës dhe tjetra e mbizotëruar nga boshnjakët

Dodik thotë se ai dhe serbët e Bosnjës po vihen padrejtësisht në shënjestër nga Shtetet e Bashkuara dhe pa të drejtë për korrupsion.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026