Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen për Ukrainën dhe Bosnjën
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel për të diskutuar për krizën në Ukrainë dhe situatën e sigurisë në Bosnje e Hercegovinë.
Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, tha dje se situata në Bosnje është “më shqetëtsuese se kurrë” pasi shtimi i zërave dhe aksioneve për një shkëputje të serbëve të Bosnjës ushqen frikën e rikthimit të një konfliktin ndërkomunitar.
Ai bëri thirrje liderëve politikë për të parandaluar shpërbërjen e vendit duke u kërkuar atyre të kryejnë reformat e nevojshme kushtetuese dhe zgjedhore.
“Unë i bëj thirrje liderëve politikë të Bosnjës për të shmangur shpërbërjen e vendit. Mund t’ju siguroj se, në kontakt të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, si unë ashtu edhe Sekretari i Shtetit Blinken kemi lëshuar një paralajmërim shumë serioz. Ne nuk do të pranojmë shpërbërjen e Bosnjës”, tha Borrell.
Pas luftërave në vitet 1990 që vranë afërsisht 100,000 njerëz, një ndërhyrje e NATO-s në konfliktin boshnjak çoi në Marrëveshjen e Dejtonit, e cila e ndau vendin përgjatë vijave etnike në një përpjekje për të parandaluar dhunën.
Gjysma e vendit iu dorëzua serbëve të Bosnjës, ndërsa tjetra do të drejtohej nga një federatë myslimano-kroate.
Të dy entitetet mbahen së bashku nga institucionet federale – dikur të dobëta, por gradualisht të forcuara gjatë viteve nga një përfaqësues i lartë i emëruar nga OKB.
Por tensionet u rritën pasi udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad Dodik, një ish-prokuror perëndimor i kthyer në nacionalist, shtoi kërcënimet e tij për shkëputje. Edhe nacionalistët kroatë të këtij vendi paralajmëruan se mund të formojnë rajonin e tyre.
Në Bruksel, në takim të ministrave të Jashtëm pritet të marrë pjesë edhe ministri ukrainas, Dmytro Kuleba, pasi kriza në Ukrainë është në krye të agjendës së takimit të ministrave të BE-së.
Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera perëndimore kanë thënë se Rusia ka vendosur që ta pushtojë Ukrainën, teksa ka grumbulluar mbi 150,000 trupa përgjatë kufijve ukrainas.
Por, Moska vazhdimisht mohon se ka plane për pushtim.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta