Kuvendi i Kosovës mblidhet të enjten për dialogun dhe energjinë
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten në seancën e rregullt plenare. Mes pikave të shumta të rendit të ditës do të jetë debati parlamentar për dialogun me Serbinë.
Këtë bëri të ditur, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Përfaqësuesit e opozitës kritikuan qeverinë për mos transparencë në raport me dialogun me Serbinë.
Në këtë seance do te votohet edhe rezoluta që kundërshton vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e energjisë elektrike në Kosovë.
Në anën tjetër, grupi “Protestoj” ka njoftuar se protesta e thirrur për nesër kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Kosovë, është shtyrë për të premten.
Deri sot, janë mbajtur dy protesta të kësaj natyre.
Dialogu
Pas tre muaj e gjysmë ndërprerje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, kryenegociatorët e të dyja palëve do të takohen nesër në Bruksel.
Bisedimet do të zhvillohen nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç.
Takimi i fundit mes Kosovës dhe Serbisë u mbajt më 16 nëntor.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha sot se Prishtina gjatë gjashtë muajve të fundit po mundohet “ta çojë dialogun në absurditet të plotë”, duke theksuar se për dialog duhen dyja palët.
Ai tha për Radio Televizionin e Serbisë se Beogradi është i përkushtuar për dialog dhe se do të vazhdojë të insistojë në formimin e Asociacionin e Komunave Serbe, i cili nuk u krijua as pas nëntë vitesh që nga arritja e marrëveshjes në Bruksel.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)