Përgjimet e SPAK për Dibrën, para dhe presion për votën
Përgjimet e SPAK për Dibrën tregojnë se në zgjedhjet e fundit parlamentare qytetarëve u janë ofruar para në këmbim të votës.
Kjo është historia që përsëritet vitet e fundit për zgjedhjet në Dibër.
Më 22 prill 2021, Denis Xholi, punonjës në bashkinë e Bulqizës dhe Arbjon Ceku u kapën duke blerë vota për Partinë Socialiste.
Ata u arrestuan dhe u dënuan me 1 vit burg.
Euronews Albania ka siguruar dosjen e hetimit të SPAK ku të dy të dënuarit pranojnë përmes një përgjimi se po shpërndanin para për vota.

Ditën kur Xholi u bllokua në makinë nga simpatizantë të PD, ai ka komunikuar me një biznesmen të quajtur Aqif Konesha, ku po mundohej që të krijonte një alibi për paratë që iu gjetën.

Xholi komunikon edhe me një person të quajtur Dionis, të cilin e njofton se e kanë kapur me para në makinë.
Në këtë pjesë përgjimesh, të dënuarit pranojnë se kanë ndarë lekë në këmbim të votave.
Në dosje tregohet edhe se si bëhet presion duke kërcënuar me heqjen e ndihmës ekonomike nëse nuk sigurohen votat.
Pas dosjes 184, kjo është hera e dytë ku zyrtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste përgjohen duke pranuar se kanë shpërndarë para për vota.
5 mandatet e qarkut të Dibrës në zgjedhjet e 25 prillit 2021 u ndanë 3 mandate për PD dhe 2 për PS.
LEXONI GJITHASHTU:
Odiseja e dosjes 184, ”patates së nxehtë” që askush s’donte ta hetonte
Mbyllen hetimet për përgjimet e ”Dosjes 184”, prokuroria dërgon në gjyq vetëm katër persona
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta