Më të keqpaguarit në rajon, zjarrfikësit paralajmërojnë protesta

21 Shkurt 2022 | 16:45

Sindikata e Zjarrfikësve të Shqipërisë paralajmëron protestë përpara Kryeministrisë më 3 mars.

Shkak janë pagat e ulëta dhe mosmarrja e parave për punën në orët e vona të natës.

“Të gjithë zjarrfikësit e Shqipërisë do të mblidhen në Tiranë me uniforma zjarri jo me uniforma shteti pa stemë. Duam VKM 350, duam orët e natës”, tha Bledar Bajramaj, kreu i Sindikatës së Zjarrfikësve.

Një punonjës zjarrfikës çdo muaj duhet të marrë mesatarisht 9 mijë lekë për orët shtesë.

Këto para jo vetëm që nuk i kanë marrë, por rezulton se janë edhe më të keqpaguarit në rajon.

Paga bazë e një punonjësi zjarrfikës në Shqipëri është 36 mijë lekë. Në Kosovë një zjarrfikës i nivelit bazë paguhet 399 euro, ndërsa në Maqedoninë e Veriut me 416 euro.

Foto: Euronews Albania

Në vend ka 1200 punonjës të shërbimit zjarrfikës të cilët përballen edhe me kushtet e vështira të punës.

Zjarrfikësit kërkojnë nga qeveria që të trajtohen financiarisht si punonjësit e policisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026