Personave me aftësi të kufizuara u ‘mohohet’ vota më 6 mars
Personat me aftësi të kufizuara në Shkodër, paraplegjikë dhe tetraplegjikë që ndodhen në karrige me rrota, e kanë të pamundur të shkojnë në qendrën e votimit për shkak se mungon infrastruktura.
Saimir Beqiri, kryetar i shoqatës së para dhe tetraplegjikëve në Shkodër ngre këtë shqetësim, ndërsa thotë që çdo herë para zgjedhjeve kandidatët u kanë premtuar zgjidhje, po asgjë nuk është bërë konkretisht.
“Kemi 2-3 vjet që kërkojmë por asgjë nuk bëhet që të jemi votues të lirë. Kjo është gjëja më e thjeshtë që na takon”, shprehet ai.
Saimiri i është drejtuar me një letër zyrtare KQZ-së për t’i siguruar rreth 400 personave në Shkodër që ndodhen në karrige me rrota mundësinë për të votuar.
Ai kërkon që të ngrihen 5 qendra të posaçme votimi në Shkodër për personat me aftësi të kufizuar.
KQZ në procesin e fundit zgjedhor futi përherë të parë votimin elektronik dhe identifikimin biometrik.
Ndërsa infrastruktura për personat me aftësi ndryshe ende nuk është zbatuar edhe pse e drejta e votës është e garantuar me ligj.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta