Ministrja Balluku e kryebashkiaku Subashi ‘dëshmojnë’ për inceneratorët

21 Shkurt 2022 | 20:39

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi kanë qenë dy zyrtarët që janë marrë në pyetje nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët.

Znj. Balluku deklaroi se deri tani për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit ka pasur marrëveshje partneritet publik privat kurse për Tiranë është dhënë koncesion.

Ministrja tha se për inceneratorin e Tiranës janë paguar deri tani 37 milionë euro (21 qeveria dhe 16 bashkia).

Pagesat tha Balluku janë ndihmë financiare për bashkinë e Tiranës në nevojën për menaxhimin e mbetjeve.

“Impianti i Tiranës nuk ndërtohet me paratë e buxhetit të shtetit, i gjithë impianti ndërtohet përmes instrumentit të koncesionit. Koncesionari vendos paratë e veta dhe e përdor për 30 vite dhe pas kësaj periudhe i kalon shtetit”, tha ajo.

Kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi deklaroi se inceneratori i Fierit pritet të vendoset në punë brenda pak ditësh.

“Nga takimet që kam patur me drejtorin e impiantin më ka thënë që për pak ditë fillon procesi i incenerimit”, tha ai.

Subashi pranoi para komisionet se ka pasur biseda telefonike me Klodian Zoton, pronar i kompanisë “Integrated Technology Services” duke shtuar se kanë qenë në kuadër “teknik” për inceneratorin.

Pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, Zoto është shpallur në kërkim ndërkombëtar bashkë me Stela Gugallja.

Nga hetimet e SPAK rezulton se kompania “Albtek Energy” me pronare Stela Gugallja, bashkë me kompanisë “Integrated Technology Services” me pronar Klodian Zoton kanë paguar me faturë kompani të tjera për punë që as nuk janë kryer.

Vlera e këtyre punëve është 2.950.000 euro për kompaninë e Gugalljas dhe 735.000 euro për kompaninë e Zotos.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026