Evropa lehtëson masat kundër pandemisë
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar zbuloi strategjinë e tij se të re kundër pandemisë: Bashkëjetesën me Covid-19. Kjo, pasi sipas tij është koha për të vepruar tani që rreziku i Omicron ka kaluar.
Plani i Johnson është që të marrin fund të gjitha masat anti-COVID.
“Në Angli, ne do të heqim të gjitha kufizimet e mbetura të vendosura me ligj. Nga kjo e enjte, nuk do të jetë më e detyrueshme për t’u izoluar nëse rezultoni pozitiv. Ne gjithashtu do t’i japim fund ofrimit të pagesave të mbështetjes së vetë-izolimit edhe pse ajo mund të kërkohet edhe për një muaj tjetër”, tha Boris Johnson.
Njerëzit në Londër testohen falas për COVID-19, për të reduktuar përhapjen e virusit.
Nga 1 Prilli, ofrimi i testimit falas do të jetë vetëm për personat që kanë probleme shëndetësore.
Lëvizja vjen pasi shifrat zyrtare të të infektuarve javën e kaluar vlerësuan se një në 20 njerëz në Britani kishte COVID-19.
Ndërsa Anglia bëhet një nga vendet e para që shfuqizoi të gjitha kufizimet ligjore – ka një valë lehtësimi të masave në të gjithë Evropën.
Në Belgjikë u hoq detyrimi për maska për fëmijët midis moshës 6 dhe 12 vjeç. Edhe në Lille të Francës, fëmijët do të kthehen në shkollë pa maska.
Bullgaria njoftoi se nga mesi i marsit certifikata e COVID nuk do të kërkohet më në restorante, qendra tregtare dhe vende të tjera publike.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 22:21 Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 22:17 Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione