8 efektivë të policisë të lënduar gjatë përplasjeve me banorët e 5 Majit

22 Shkurt 2022 | 10:49

5 efektivë të Policisë së Shtetit dhe 3 punonjës të Policisë Bashkiake janë lënduar gjatë për përplasjeve me banorët e zonës së 5 Majit.

Policia bën me dije se efektivët kanë marrë dëmtime nga sende të forta dhe lëndë djegëse dhe ndodhen në Spitalin e Traumës, duke marrë ndihmën mjekësore.

Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona në komisariat.

Mëngjesin e sotëm pati përplasje mes banorëve të zonës së “5 Majit” dhe policisë për shembjen e banesave.  Për të shpërndarë turmën policia hodhi gaz lotsjellës dhe një protestues humbi ndjenjat.

Banorët kundështojnë vendimin e qeverisë për shembjen e banesave, pasi deklarojnë se rrezikojnë të mos përfitojnë asgjë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026