Juventus e Çelsi testojnë forcën në Champions League

22 Shkurt 2022 | 16:52

Juventusi do të përballet sonte në mbrëmje me ekipin e Villarrealit në “Estadio de la Ceramica” për ndeshjen e parë të 1/16.

Pas barazimit në derbin ndaj Torinos, trajneri Allegri shpreson të arrijë një rezultat pozitiv në fushën evropiane, në mënyrë që të ketë besim më të madh për vazhdimësinë e sezonit:

“Nuk është një kundërshtar i lehtë, kemi 50% për t’u kualifikuar. Villareal është një ekip me përvojë, që ka një trajner shumë të mirë. Nuk jep asnjë avantazh, mendoj se është një ndeshje taktike. Nuk mund të kualifikohemi nesër, nëse nuk fitojmë 3 ose 4-0. Shpresoj të kualifikohemi në fund të 180 minutave lojë”, shprehet trajneri i Juventus.

Allegri ende nuk është i sigurt se me kë do të startojë, Përveç të dëmtuarve Rugani dhe Chiellini, nuk do të rrezikohet as Leonardo Bonucci dhe sulmuesi argjentinas Paulo Dybala i cili u zëvendësua në minutën e 54-t për shkak të një shqetësimi muskulor në kofshë dhe, pavarësisht se nuk bëhet fjalë për një gjë serioze, nuk do të rrezikohet në ndeshjen e sotme.

Në takimin tjetër të kësaj mbrëmjeje, kampionët në fuqi të Çelsit do të përballen në Stamford Bridge me ekipin frrancez të Lilë. Për trajnerin Tushel, do të mungojë Mount i dëmtuar ndërsa mbrojtësi Azpilicueta është në dyshim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026