Presidenti ukrainas urdhëron që të nisin rekrutimet për rezervistë

23 Shkurt 2022 | 10:02

Të mërkurën Ukraina ka filluar të rekrutojë rezervistë të moshës 18-60 vjeç, pas një dekreti të presidentit Volodymyr Zelenskiy, thanë Forcat e Armatosura në një deklaratë për mediat.

Periudha maksimale e shërbimit është një vit.

Zelenskiy tha të martën se ai po prezantonte rekrutimin e rezervistëve, por përjashtoi një mobilizim të përgjithshëm pasi Rusia njoftoi se po lëvizte trupat në Ukrainën lindore.

Nga ana tjetër Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se nuk do të ketë një takim mes Presidentit Joe Biden dhe homologut rus Vladimir Putin, siç u diskutua në fundjavë.

Ndërkohë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken anulon takimin me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili ishte planifikuar të zhvillohej më 24 shkurt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026