Tenisti i njohur godet arbitrin gjatë ndeshjes

23 Shkurt 2022 | 17:09

Tenisti gjerman, Alexander Zverev është tërhequr nga ‘Mexican Open’ pas veprimeve jo sportive ku goditi me raketë arbitrin.

Zverev gjatë incidentit lëshoi ndaj tij dhe disa ofendime.

“Ti je një idiot. E shkatërrove të gjithë këtë dreq ndeshjeje”, u dëgjua t’i thonte arbitrit.

Zverev besonte se arbitri gabimisht quajti jashtë fushe një top të goditur prej tij.

Incidenti ndodhi gjatë një ndeshje dyshe, ku gjermani ishte ortak me tenistin brazilian, Marcelo Melo, të cilët u mundën nga Lloyd Glasspool dhe Harri Heliovaara.

24-vjeçari kërkoi falje për sjelljen e tij duke thënë se gjithashtu i ka kërkuar falje privatisht arbitrit duke shtuar se me këtë veprim është “zhgënjyer nga vetja”.

“Do të reflektoj në ditët në vijim për veprimin tim dhe si mund të sigurohem që kjo nuk do të ndodhi më”, u shpreh ai në Instagram.

Alexander Zverev është gjithashtu në hetim nga Federata e Tenistëve Profesionistë (ATP) pas akuzave për abuzim me ish-të dashurën e tij, Olga Sharypova.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026