Kosova mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

23 Shkurt 2022 | 17:48

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Kosovës do të mblidhet sonte.

Bëhet e ditur se në këtë mbledhje do të diskutohet për situatën e sigurisë në vend dhe situatën në Ukrainë, raporton Kosovapress.

Kriza në Ukrainë është bërë temë diskutimi në Kuvendin e Kosovës ditën e djeshme.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kërkuar mbledhjen e institucioneve të sigurisë për të monitoruar situatën që mund të ballafaqohet Kosova, pas ndërhyrjes së mundshme ruse në Ukrainë.

“Kërkesa ime është që në këtë situatë delikate të jemi të bashkuar përballë një krize që mundet në mënyrë direkte apo indirekte të na prekë të gjithë neve dhe rajonin”, tha ai.

Ndërsa, ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka kërkuar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Qeveria duhet ta mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për situatën, dhe nëse SHBA-ja dhe BE-ja vendos sanksione, sot Qeveria e Kosovës duhet të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse sikurse kemi bërë në vitin 2014 kur është aneksuar Krimea. Ky Kuvend nuk duhet të jetë i shkëputur me atë se çka po ndodhë në Ukrainë”, u shpreh Hoxha.

Në anën tjetër, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se është i shqetësuar se kriza e Ukrainës “mund të përhapet në pjesë tjera të Evropës dhe në botë, sidomos në Ballkanin Perëndimor”.

“Si komandant suprem kam lëshuar një urdhër për pjesëtarët e ushtrisë serbe dhe një kërkesë për forcat policore dhe njësitë speciale, që të përgatiten sa më mirë të jetë e mundshme, të vazhdojnë investimet në pajisje dhe armatim. Ne mendonin se paqja ishte diçka e mirëqenë, sot padyshim që nuk është kështu”, theksoi Vuçiç.

Vuçic shtoi se presionet politike ndaj Serbisë do të jenë më të mëdha se kurrë.

“Mund ta imagjinoni se sa presion do të ketë ndaj Serbisë tani për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, unë kam pasur tashmë thirrje për këtë çështje”, tha Vuçiç.

Rusia ka mbledhur më shumë se 150,000 trupa afër kufirit të Ukrainës në muajt e fundit, duke rritur shqetësimet për pushtim të shpejtë të shtetit fqinj.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026