Kapet 2 ton naftë kontrabandë në Tiranë, shitej më lirë se çmimi në treg

24 Shkurt 2022 | 10:24

Policia ka arrestuar një person të enjten, pasi dyshohet se kontrabandonte naftë.

Krimi ekonomik në Tiranë sekuestroi 2 ton naftë kontrabandë.

Personat e përfshirë kishin një pikë karburanti të palicensuar, ku kishin improvizuar një sistem pompimi që qytetarët të mund ta blinin naftën.

Nafta shitej më lirë se çmimi aktual në treg.

Veç të arrestuarit, ka edhe persona të tjerë në kërkim.

Kjo ngjarje vjen në kohën kur çmimi i naftës në vend është rritur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026