“Jetë të gjatë Europës, shtëpisë sonë” liderët europianë festojnë Ditën e Europës nën frymën e bashkëpunimit
Liderët e vendeve anëtare të BE-së dhe institucionet e Bashkimit Europian përcollën një mesazh uniteti dhe solidariteti në Ditën e Europës, në mes të krizës së COVID-19 që ka pushtuar kontinentin.
Përmes një videoje të publikuar nga autoritetet e BE-së, ata kanë ndarë këndvështrimet e tyre mbi Europën, teksa shpjegojnë se çfarë do të thotë për secilin prej tyre të jesh qytetar europian.
Mesazhi që mbizotëroi në fjalimet e liderëve ishte nevoja për solidaritet midis vendeve për t’iu përgjigjur krizës aktuale të shëndetësisë të shkaktuar nga coronavirus.
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se objektivi i Europës është që të dalë nga pandemia “më e fortë”.
Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez tha se në kohë të tilla pikëllimi dhe të një krize shëndetësore, “Europa është shtëpia dhe streha jonë e përbashkët”.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen përzgjodhi fjalën “shtëpi” teksa shpjegonte domethënien e Europës për të, ndërsa presidenti i Francës Emmanuel Macron lëvdoi shpirtin europian të “guximit, rizbulimit, bashkimit si dhe të së menduarit e vepruarit me sytë nga e ardhmja”.
Një e ardhme që do të kërkojë “shpirtin e solidaritetit” për të kapërcyer krizën e COVID-19, u shpreh kryeministri i Italisë Giuseppe Conte duke i bërë jehonë deklaratës së Robert Schuman në 1950.
“Solidariteti” u përmend edhe nga kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, i cili ngjalli në mënyrë simbolike “Europën”, perëndeshën e mitologjisë greke në fjalimin e tij duke thënë se “ajo na nxit që të përforcojmë demokracinë përgjatë kontinentit”.
Kryeministri hungarez Viktor Orbán, i cili së fundmi është përballur me kritika nga BE-ja pas një vendimi të parlamentit për ti akorduar fuqi të jashtëzakonshme për të luftuar pandeminë COVID-19, tha se “kurrë më parë nuk ka pasur një nevojë kaq të madhe për bashkëpunim midis vendeve të BE-së”
Dita Europës mbahet çdo vit më 9 maj për të festuar unitetin dhe paqen në Europë.
Kjo datë u përcaktua për herë të parë në 1985 nga Komunitetet Europiane dhe përkon me deklaratën e Schumanit, një fjalim i 1950 i bërë asokohe nga ministri i Jashtëm francez Robert Schuman i cili shtroi themelet e bashkëpunimit politik dhe ekonomik të Europës.
Schuman shpalosi një vizion të ri për institucionet europiane për të bashkuar prodhimin e qymyrit dhe çelikut në kontinent, një lëvizje që besohet se shmangi një tjetër luftë midis kombeve të Europës.
Vetëm një vit më pas, pas Traktatit të Parisit lindi Bashkësia Europiane e Qymyrit dhe Çelikut, i cili konsiderohet si “gjeneza e Bashkimit Europian të ditëve të sotme”.
Marrëveshja u firmos mes Belgjikës, Francës, Italisë, Luksemburgut, Holandës dhe Gjermanisë Perëndimore.
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin