Përditësime LIVE: 194 viktima nga sulmet e Rusisë në Ukrainë, rusët në Kiev
Ushtria ruse vijon me bombardimet në Ukrainë. Luftimet janë fokusuar në Kiev, ku ushtria ruse është vetëm 9 km larg godinës së parlamentit.
Autoritetet ukrainase raportojnë për 137 ushtarakë dhe civilë të vrarë. Ndërkohë 316 persona kanë ngelur të plagosur gjatë sulmeve.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmet e Rusisë shenjëstrojnë objekte ushtarake dhe civile. Ai nënvizoi se Ukraina po lufton e vetme përballë Rusisë dhe kërkoi armëpushim me fqinjin rus. Ndërkohë Zelensky tha se kjo situatë nuk mund të përballohet vetëm me sanksione.
15:28 – Ukraina mobilizon forcat në Kiev, ndërsa rusët po afrohen
Automjete ushtarake ukrainase po futen në Kiev për ta mbrojtur qytetin nga mësymja e trupave ruse, njoftoi Ministria e Brendshme e Ukrainës.
15:25 – Kuleba: Rusia po sulmon kopshte të fëmijëve
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se sulmet ruse janë zgjeruar në kopshte të fëmijëve dhe jetimore.
15:13 – NATO në mbledhje emergjente për luftën në Ukrainë
Krerët e shteteve të NATO-s do të zhvillojnë një konferencë online për të diskutuar situatën e sigurisë në Ukrainë.
14:55 – Zelensky apel Putinit për dialog
Në një video-mesazh të ri publikuar të premten, Presidenti Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka bërë sërish thirrje për dialog homologut të tij rus Vladimir Putin.
14:48 – Video | Ushtria çeçene mobilizohet përkrah Rusisë
Gazetari Neil Hauer publikoi një video ku shihet mobilizimi i ushtirisë së Çeçenisë për t’iu bashkuar Rusisë në konfliktin me Ukrainën.
14:41 – 57 civilë mes 194 ukrainasve të vrarë gjatë pushtimit rus
Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, thotë se nga luftimet në Ukrainë janë vrarë 450 ushtarë rusë dhe 194 ukrainas, përfshirë 57 civilë.
14:08 – Rusia merr kontrollin e aeroport kyç pranë Kievit
Forcat ushtarake ruse kanë marrë kontrollin e aeroportit Hostomel pranë Kievit, ndërsa po përparojnë brenda kryeqytetit.
14:00 – Rritet niveli i rrezatimit në Çernobil, sipas ekspertëve ukrainas
“NATO duhet të kishte ndërmarrë hapa më bindës”, deklaroi të premten presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.
13:55 – Merkel: Agresioni rus, pikë kthese për historinë e Evropës
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel dënoi ashpër sulmin rus ndaj Ukrainës sot dhe tha se është një “shkelje e dukshme e ligjit ndërkombëtar” dhe një “agresion”.
13:33 – Kina mbështet Rusinë për zgjidhjen e konfliktit me dialog
Presidenti i Kinës deklaroi sot se e mbështet Rusinë, për të zgjidhur situatën me Ukrainën përmes dialogut.
13:14 – Gjermania nuk do të dërgojë armë në Ukrainë
Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser tha se Gjermania nuk ka ndërmend të dërgojë armë në Ukrainë.
12:50 – FMN: Konflikti në Ukrainë do të ketë pasoja ekonomike globale
Konflikti në Ukrainë do të ketë pasoja për rimëkëmbjen ekonomike globale, tha drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.
12:35- Lavrov: Qëllimi është çmilitarizimi i Ukrainës
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov e ka përsëritur se Moska nuk dëshiron të pushtojë Ukrainë, por ta çmilitarizojë atë. I pyetur nëse Rusia synon të rrëzojë një shtet demokratik, Lavrov ka thënë se vendi nuk mund të quhet demokratik.
12:16-OBSH paralajmëron për ‘një katastrofë humanitare’ në Ukrainë
Ky institucion ka shprehur shqetësim për emergjencë të mundshme shëndetësore në Ukrainë, pas pushtimit rus. “Çfarëdo përshkallëzimi mund të rezultojë me katastrofë humanitare në Evropë, duke përfshirë edhe viktimat, por edhe dëme në sistemet veçse të brishta shëndetësore”, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
12:09- Perëndimi nën vëzhgim veprimet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor
Zyrtarët e inteligjencës perëndimore dhe amerikane po i kushtojnë vëmendje të madhe për çdo shenjë të aktivitetit të mundshëm rus në Ballkanin Perëndimor.
11:56-Të paktën 25 civilë të vrarë nga bombardimet në Ukrainë
Të paktën 25 civilë janë vrarë nga bombardimet ruse në Ukrainë. Kështu njoftoi zyra OKB-së për të drejtat e njeriut.
11:34-Ushtria ruse 9 km larg parlamentit të Kievit
Forcat ruse që kanë hyrë në kryeqytetin ukrainas, janë në Obolon, zonë industriale e qytetit të Kievit. Zona është shumë e banuar dhe është vetëm 9 km në veri të parlamentit të Kievit dhe qendrës së qytetit. Brenda pak orësh pritet që ushtria ruse të marrë nën kontroll qytetin e Kievit.
11:17- Putin heq Ukrainën nga harta e kombeve, thotë ministri francez
“Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur të heqë Ukrainën nga harta e kombeve”, tha të premten ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian. Ministri deklaroi se sanksionet franceze kundër Rusisë që ende nuk janë shpallur nga presidenti Emmanuel Macron do të jenë drastike dhe të forta.
10:24- Deklarata e presidentit Ukrainës Volodymyr Zelenskiy
Veprimet e Rusisë tregojnë se sanksionet nuk mjaftojnë, deklaron Zelenskiy. Zelenskiy tha se bota po vëzhgon atë që po ndodh në Ukrainë, ndërkohë që Kievi dhe qytete të tjera goditen me raketa në orët e para të së premtes.
09:58- Sot zhvillohet samiti i NATO-s për luftën në Ukrainë
Sot do të zhvillohet një samit i jashtëzakonshëm i NATO-s për të diskutuar mbi një përgjigje ndaj ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot mbajtjen e një konferencë të jashtëzakonshme pas Samitit të NATO-s që pritet të mbahet në orët në vijim.
09:48- Ushtria ukrainase zmbraps forcat ruse që vinin nga veriu
Shefi ushtarak i Ukrainës, Valerii Zaluzhnyi tha të premten se ushtria e vendit po i rezistonte me sukses forcave ruse që përparonin nga veriu.
09:23-‘Jam gati të shkoj të luftoj’, thotë ukrainasja që jeton në Tiranë
“Jam gati të shkoj të luftoj”. Kështu deklaroi në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania Iryna Romanova, shtetase ukrainase që jeton në Tiranë.
09:10- Ukrainasit largohen drejt Polonisë, vijojnë sulmet ruse
Të frikësuar nga shpërthimet, të tmerruar nga sulmi rus shumë ukrainas zgjodhën të largohen nga vendi i tyre duke shkuar në Poloni.
08:54- Kievi sulmohet me raketa
Në orët e para të së premtes, forcat ukrainase rrëzuan një avion armik mbi Kiev, i cili më pas u përplas në një ndërtesë banimi. 8 persona mbetën të plagosur.
08:38-Trupat ruse 50 km larg Kievit
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se trupat sulmuese ajrore të vendit hodhën në erë një urë mbi lumin Teteriv në Ivankiv, rreth 50 kilometra në veri të Kievit, në një përpjekje për të parandaluar një kolonë të forcave ruse të përparonin drejt kryeqytetit.
08:27- Qytetaret ukrainase për Euronews Albania: Jemi në gjende shoku
Dy qytetare ukrainase kanë rrëfyer për Euronews Albania momentet e ankthit, ndërkohë që vendi i tyre sulmohet nga Rusia.
07:46- Presidenti ukrainas thirrje Rusisë për armëpushim
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i bën thirrje Rusisë për një armëpushim. Presidenti nënvizoi se Ukraina deri më tani po lufton e vetme përballë ushtrisë ruse.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta