- Për t’u njoftuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me luftën në Ukrainë, klikoni këtu.
OBSH paralajmëron për ‘një katastrofë humanitare’ në Ukrainë
“Çfarëdo përshkallëzimi mund të rezultojë me katastrofë humanitare në Evropë, duke përfshirë edhe viktimat, por edhe dëme në sistemet veçse të brishta shëndetësore”, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Ky institucion ka shprehur shqetësim për emergjencë të mundshme shëndetësore në Ukrainë, pas pushtimit rus.
“Ndërkohë që konflikti përhapet në Ukrainë, Zyra për Evropën e OBSH-së përsërit shqetësimet më të thella për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë civilëve që preken nga kriza në këtë shtet dhe ndoshta edhe më tej”, ka thënë Zyra për Evropën e OBSH-së, duke shtuar se përshkallëzimi i situatës mund të rezultojë me katastrofë humanitare.
“Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke punuar afër me partnerë të Kombeve të Bashkuara për t’u përgjigjur ndaj krizës shëndetësore të nxitur nga konflikti, duke mbrojtur stafin tonë dhe duke zvogëluar pengesat për dërgimin e shërbimeve të nevojshme shëndetësore”, është thënë në deklaratë.
Ushtria ruse vijon me bombardimet në Ukrainë. Luftimet janë fokusuar në Kiev, ku ushtria ruse është vetëm 9 km larg godinës së parlamentit.
Autoritetet ukrainase raportojnë për 137 ushtarakë dhe civilë të vrarë. Ndërkohë 316 persona kanë ngelur të plagosur gjatë sulmeve.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmet e Rusisë shenjëstrojnë objekte ushtarake dhe civile. Ai nënvizoi se Ukraina po lufton e vetme përballë Rusisë dhe kërkoi armëpushim me fqinjin rus. Ndërkohë Zelensky tha se kjo situatë nuk mund të përballohet vetëm me sanksione.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta