Lavrov: Qëllimi është çmilitarizimi i Ukrainës

25 Shkurt 2022 | 12:35

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov e ka përsëritur se Moska nuk dëshiron të pushtojë Ukrainë, por ta çmilitarizojë atë.

Ai i ka bërë këto deklarata teksa u është përgjigjur të premten pyetjeve të gazetarëve.

I pyetur nëse Rusia synon të rrëzojë një shtet demokratik, Lavrov ka thënë se vendi nuk mund të quhet demokratik.

“Presidenti rus Vladimir Putin mori vendimin për të kryer një operacion të posaçëm ushtarak për të çmilitarizuar Ukrainën, në mënyrë që, të çliruar nga shtypja, vetë ukrainasit të mund të përcaktonin lirisht të ardhmen e tyre”, tha Lavrov në një konferencë për media.

“Ne jemi gati për negociata në çdo moment, sapo forcat e armatosura të Ukrainës t’i përgjigjen thirrjes tonë dhe të dorëzojnë armët,” citohet Lavrov nga agjencia e lajmeve AFP.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026