Albsig ofron zgjidhjen për të mbuluar dëmet e mëdha të biznesit tuaj
Në dhjetorin e vitit të kaluar, një shpërthim ndodhi në Universitetin Epoka. Fatmirësisht pa viktima, por dëmet materiale, ishin të konsiderueshme, duke shkaktuar dhe kosto ekonomike të mëdha.
Por falë një kontrate sigurimi që ky institucion arsimor, kishte me Albsig, u bë e mundur rikthimi I godinës në gjendjen fillestare. Kompania siguruese nisi menjëherë procesin për evidentimin e dëmit.
Drejtori i departamentit ligjor, z. Niuton Mulleti, u bën thirrje bizneseve të tjera, të sigurojnë aktivitetet e tyre.
“Ne si institucion kemi pasur një bashkëpunim shumë të frytshëm me kompaninë Albsig dhe ky bashkëpunim doli edhe më tej në pah pas aksidentit që ndodhi në një nga mjediset e institucionit tonë, në një orë të vonë të mbrëmjes…Kjo kompani mbuloi shumicën dërrmuese të dëmeve materiale të shkaktuara nga aksidenti”, shprehet z. Mulleti.
Dritan Kastrati, Zv.President i ALBSIG, tregon më shumë mbi këtë ngjarje.
“Në Universitetin Epoka, kemi ndërhyrë në një kohë shumë të shkurtër me grupet tona të punës. duke rikthyer në kohë rekord në gjendjen e mëparshme godinën e dëmtuar, në mënyrë që universiteti të vazhdojnë aktivitetin e tij, pa shqetësuar nga një ngjarje me dëm material dhe ekonomik të konsiderueshëm”, tha z. Kastrati.
Albsig i vjen në ndihmë çdo klienti të tij të siguruar, në çdo rast, duke mbuluar të gjitha kostot e dëmit të shkaktuar.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta