Franca rihap bizneset pas dy muaj bllokim, rinis dhe transporti publik
Shumë prej biznese në Francë janë bërë gati të rihapen pas gati dy muajsh bllokim për shkak të kufizimeve të shkaktuara nga coronavirus. Vendi pritet që hap pas hapi të rinisë të gjitha aktivitetet. Sallonet e bukurisë janë mes atyre bizneseve që do të lejohet të hapin dyert në 11 maji dhe shumë prej tyre kanë marrë masat e duhura për të respektuar këshillat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit.
Punonjësit e kësaj qendre kanë dezinfektuar ambientet dhe janë gati të presin klientët e parë sigurisht duke mbajtur distancën sociale. Menaxherët e saj shprehen se kanë vendosur mbrojtëse xhami, do të pranojnë pak klientë dhe janë eliminuar revistat dhe pijet për të reduktuar mundësitë e infeksionit.
Sipas drejtuesit, salloni ka humbur më shumë se 150,000 euro për shkak të bllokimit. Por edhe kur dyert do të rihapen qarkullimi më i ulët i klientëve sigurisht nuk do ta përmirësojë menjëherë situatën.
Pronarët e këtij biznesi shprehen se kanë humbur 90% të punës dhe se rihapja do të jetë po ashtu e vështirë. “Unë as nuk e di si do të jetë sepse klientët janë të frikësuar, përfaqësuesit e shitjeve nuk kanë asnjë pre notim, asgjë, ndërsa maji për ne është muaji i dytë më i rëndësishëm i vitit”, shprehet 68-vjeçarja e cila prej vitesh punon në këtë sektor ,
Të hënën pritet të nis edhe transporti publik sigurisht nën masa të rrepta sigurie. Po ashtu gjatë javës 1 milion fëmijë dhe 130.000 mësues do të rikthehen në shkollë. Ndërsa shkollat e mesme, kafenetë, restorantet pritet të hapen në qershor gjithmonë nëse niveli I infektimeve me COVID-19 do të jetë në rënie.
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin