2 të vdekur dhe 102 raste të reja me COVID

27 Shkurt 2022 | 18:34

Dy persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa janë konfirmuar 102 raste të reja me virusin.

Rastet pozitive me COVID kanë dalë nga 1,213 testime që janë kryer, nga ku janë shënuar edhe 208 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë konfirmuar 265,275 raste shërimi nga ky virus.

Aktualisht në Shqipëri janë 2,788 qytetarë të infektuar me COVID-19 dhe 62 persona po trajtohen nëpër spitale, 6 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID.

Qytetarët mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Statistika nga Ministria e Shëndetësisë për datën 27 shkurt

Raste të reja ditore   102

Të shëruar në 24 orë   208

Të shtruar në spitale    64

Humbje jete në 24 orë   2

Testime ditore   1213

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    807

Fier    401

Elbasan     332

Lezhë     242

Vlorë    199

Berat     193

Durrës    143

Kukës    139

Gjirokastër     139

Shkodër    108

Korçë    70

Dibër     15

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026