OBSH: Duhet të përcaktojmë prioritetet tonë përpara se të kalojmë në fazën tjetër të betejës

11 Maj 2020 | 17:12

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar qytetarët që të mos e humbin vigjilencën, teksa një sërë shtetesh kanë nisur lehtësimin e masave kufizuese.
Testet serologjike paraprake kanë treguar se një pjesë e vogël e popullsisë e ka kaluar coronavirusin, çka do të thotë se “një proporcion i lartë i popullsisë është ende i rrezikuar”, ka thënë drejtorja teknike e OBSH, Dr Maria Van Kerkhove.

Dr Mike Ryan shtoi më tej se ideja e vendeve për të lehtësuar masat, në mënyrë për të arritur atë që cilësohet si “imuniteti i masës”, është një përllogaritje e rrezikshme.

“Kjo është një sëmundje serioze dhe ky është armiku publik numër një”, tha ai.

“Ne duhet të përcaktojmë mirë prioritetet tona përpara se të drejtohemi për nga faza e ardhshme e kësaj beteje”, shtoi Dr Ryan.

Pacientëve po iu duhet një kohë e gjatë për t’u rikuperuar nga coronavirus, veçanërisht ata që vuajnë nga sëmundje të tjera shoqëruese.

“Jo domosdoshmërish qytetarët kthehen duke pasur shëndet të plotë”, tha Dr Ryan, drejtori i programit të emergjencave të OBSH teksa i përgjigjej një pyetjeje për kohëzgjatjen e shërimit të pacientëve.

Sipas OBSH, 40 për qind e rasteve aktuale kanë simptoma të lehta, 40 për qind shfaqin simptoma më të forta (ku përfshihen rastet e pneumonisë) por që nuk kanë nevojë për trajtim në ambiente spitalore, 15 për qind janë në gjendje më të rënduar ndërsa 5 për qind janë në gjendje kritike dhe kërkojnë oksigjeno terapi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael

Grupi militant libanez Hezbollah hodhi poshtë marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis qeverisë libaneze dhe Izraelit të mërkurën duke e cilësuar si një udhërrëfyes për...
16:53 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026