6 zonat me të rrezikshme në Tiranë për vjedhjen e makinave

2 Mars 2022 | 17:56

67 makina u denoncuan si të vjedhura në të gjithë vendin gjatë 2021, 48 prej të cilave në Tiranë.

Vetëm në 17 raste vjedhja është zbuluar nga policia, ku autorët në pjesën më të madhe kanë rezultuar me të shkuar kriminale.

Euronews Albania sjell zonat e Tiranës me riskun më të lartë ku janë regjistruar pjesa më e madhe e vjedhjeve.

Ato janë Myslym Shyri, Zogu i Zi, zona e Yzberishtit, Unaza e Re, Fresku dhe zona e Komunës së Parisit.

Burime pranë policisë së Tiranës thanë se këto zona janë në shënjestër nga kontigjenti kriminal si pasojë e mungesës së ndriçimit dhe kamerave të sigurisë.

Makinat e vjedhura në pjesën më të madhe të rasteve çmontohen e më pas shiten për pjesë por nuk përjashtohet edhe mundësia kur i dublikohen të dhënat.

Fushë-Kruja dhe Durrësi njihen si qytete ku me se shumti demontohen makinave. Megjithatë këto makina jo në pak raste përdoren dhe në vrasje apo atentate mafioze.

Gjatë verës së 2021 në kryeqytet u raportuan  vjedhura 7 makina të llojit ‘Range Rover’ në të paktën 3 muaj.

Për vjedhjen e secilës prej tyre grupit të grabitësve ende të paidentifikuar, iu desh jo më shumë se 20 sekonda.

Në vitin 2021 në Policinë e Tiranës janë denoncuar rreth 1500 vjedhje në total, përfshirë automjetet, banesat dhe bizneset.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026