Roman Abramoviç nxjerr Çelsin në shitje

2 Mars 2022 | 19:31

Miliarderi rus, Roman Abramoviç është i gatshëm për të marrë oferta për shitjen e Çelsit pas presoni në rritje ndaj tij pas pushtimit të Ukrainës, raporton ESPN ndërsa lajmin e konfirmon dhe BBC.

Një nga zviceranët më të pasur dhe më me ndikim, 86-vjeçari Hansjörg Wyss, i cili jeton në SHBA gjatë një interviste për “Blick” ka treguar se po mendon për blerjen e ekipit të Premier League.

Rusi 55-vjeçar është përpjekur që të ndajë ekipit nga sanksione të mundshme ndaj tij nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duke ia kaluar organizatës së tij bamirëse.

Kërkesa ende nuk është miratuar pasi ka shqetësime se një fondacion bamirës nuk është i përshtatshëm për të drejtuar një ekip futbolli.

Ndërkohë, Abramoviç po shqyrton seriozisht mundësinë për ta shitur Çelsin, pasi qeveria britanike ka rritur presionin për ngrirjen e pasurive të tij që kanë lidhje me Vladimir Putin.

Abramoviç gjithnjë ka mohuar në mënyrë kategorike që të ketë lidhje me regjimin e Putinit.

Miliarderi rus e bleu Çelsin në 2003 për 140 milionë paund. Pavarësisht trofeve, ekipi është me humbje pasi ka 1.5 miliardë paund hua nga kompani të tjera të Abramoviç.

Sipas ESPN, Abramoviç u ka thënë blerësve potencialë në të kaluarën se e vlerëson klubin 3 miliardë paund.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026