Azilkërkuesit nisen nga Athina për t’u bashkuar me familjet në Britani

12 Maj 2020 | 06:07

Një grup refugjatësh dhe azilkërkuesish udhëtuan të hënën nga Greqia në Britaninë e Madhe për t’u bashkuar me familjarët e tyre, pasi ishin penguar nga bllokada e coronavirusit.

Emigrantët, 16 fëmijë të pashoqëruar dhe 34 të rritur, u nisën nga aeroporti ndërkombëtar i Athinës drejt atij Heathrow në Londër. Mes tyre ishin edhe fëmijë të mitur nga Siria, disa prej të cilëve 3 vjeç.

Zv/ministri grek për emigracionin dhe ambasadorja britanike në Athinë ishin të pranishëm në aeroport për të mbikëqyrur transferimin, për të cilin thanë se ishte një proces i komplikuar për shkak të bllokadës.

 “Nuk ishte diçka e lehtë, sepse për momentin nuk ka fluturime direkte mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Greqisë, ndaj ishte falë ndihmës së autoriteteve greke që arritëm të organizonim këtë fluturim”, tha Kate Smith, ambasadorja e Britanisë në Athinë:

Ambasadorja Smith shtoi se edhe pse Britania nuk është më pjesë e BE-së, ajo synon të vazhdojë pjesëmarrjen në procesin e riunifikimit të emigrantëve me familjet e tyre.

Grupi u transferua në bazë të traktatit të Dublinit.

Koronavirusi ishte një pengesë më shumë në procedurën e vështirë të përgatitjes. Duheshin bërë të gjitha testet dhe përgatitur transferimi i azilkërkuesve nga ishujt në qendrat e tjera”, tha Giorgos Koumoutsakos, zëvendës ministri për Emigracionin, Greqi:

Transferimi ishte planifikuar për në mars, por nuk u realizua për shkak të bllokadës. I njëjti avion do të sjellë shtetasit grekë të bllokuar në Londër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026