Vrasje e dyfishtë në Devoll të Korçës

5 Mars 2022 | 16:01

Dy persona janë gjetur pajetë dhe me shenja dhune në trup në banesën e tyre në fshatin Progër të Devollit.

Policia thotë se viktimat janë Bukurie Bami, 60 vjeç dhe Fatmira Bami, 80 vjeç, nuse dhe vjehrrë.

Pak orë pas ngjarjes, policia ka mundur që të arrestojë autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë.

Bëhet fjalë për Ali Zili, 36 vjeç, banues në Progër, fshat ku jetonin dhe dy gratë e vrara.

Nga hetimet paraprake mendohet se qëllimi i tij ka qenë grabitja.

Zili ka hyrë për të vjedhur në banesën e dy grave dhe kur ka hasur në rezistencën e tyre, i ka dhunuar me sende të forta duke u shkaktuar vdekjen.

Autori i dyshuar sipas policisë është me precedent të mëparshëm penal.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026