Zgjedhjet në Lushnje përmes ilustrimeve

6 Mars 2022 | 13:00

104,782 qytetarë të Lushnjës janë thirrur të votojnë më 6 mars për të zgjedhur kryetarin e bashkisë së tyre.

Ata do të kenë mundësi të votojnë në 157 qendra votimi të shpërndara në 12 njësi administrative .

Ndërsa votat do të numërohen në KZAZ 54 dhe 55 e para e vendosur në palestrën e shkollës Skënder Libohova dhe e dyta në hollin e Muzeut Historik të qytetit.

Në garën për të drejtuar bashkinë e Lushnjës janë tre kandidatë.

Për Partinë Demokratike Indrit Sefa, Shtëpia e Lirinë kandidon Elton Banon. Ndërsa Partia Socialiste garon me Eriselda Sefen, e cila aktualisht është e komanduar në krye të bashkisë.

Bashkia e Lushnjës shkon në zgjedhje për shkak se Fatos Tushe kryetari i zgjedhur në 2019 u arrestua nga SPAK për shpërdorim detyre.

Prokuroria faktoi se ai kishte ndikuar që një tender prej 24 milionë lekësh të fitohej nga një firmë qe donte ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026