Nis ulja e çmimeve të karburanteve në Shqipëri, lista e plotë
Lufta në Ukrainë ka sjellë pasoja edhe në Shqipëri, me rritjen e çmimeve të karburantit dhe të produkteve të tjera.
Fakt është që çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare është rritur gjatë ditëve të fundit. Dhe kjo gjë siç ndodh zakonisht është reflektuar dhe në Shqipëri.
Megjithatë stabilizimi i tregjeve ndërkombëtare ka nisur të sjellë ndryshime dhe në çmimin e karburanteve në vendin tone. Nga sot dhe në vazhdim vlera e një litri karburant në treg do të jetë si më poshtë:
- Diezel 223 lekë
- Benzinë 95 223 lekë
- Gazi nuk ndryshon
Për këtë situatë kryeministri Edi Rama ka njoftuar ngritjen e një bordi të posaçëm që do të kryejë monitorime dhe do të marrë masa për moslejimin e abuzimeve me çmimin e karburanteve.
Pasojat e luftës në Ukrainë kanë ndikuar ndjeshëm dhe në çmimet e produkteve të tjera, kryesisht ato ushqimore për të cilat Shqipëria është e varur nga eksportet ndërkombëtare.
Këto pasoja kanë nisur të ndihem qartazi në Evropë dhe në vendet e Ballkanit ndërsa çmimet kanë pësuar rritje të ndjeshme në disa shtete.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta