Putin: Do përdorim mercenarë të Lindjes së Mesme për luftën në Ukrainë

11 Mars 2022 | 13:43

Presidenti rus Vladimir Putin dha dritën jeshile të premten që afro 16.000 persona nga Lindja e Mesme të vendosen së bashku me forcat ruse për të luftuar në Ukrainë.

Masa që vjen pak më shumë se dy javë që kur Putin urdhëroi pushtimin, i lejon Rusisë të vendosë mercenarë në luftë, pa rrezikuar viktima shtesë ushtarake ruse.

Në një takim të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se kishte 16.000 vullnetarë në Lindjen e Mesme, të cilët ishin gati të vinin për të luftuar përkrah forcave të mbështetura nga Rusia në rajonin separatist të Donbasit në Ukrainën lindore.

“Nëse e shihni se ka këta njerëz që duan me dëshirën e tyre, jo për para, të vijnë për të ndihmuar njerëzit që jetojnë në Donbas, atëherë ne duhet t’u japim atyre atë që duan dhe t’i ndihmojmë ata të arrijnë në zonën e konfliktit”, tha Putin.

Ukraina thotë se po lufton për ekzistencën e saj, ndërsa Shtetet e Bashkuara, aleatët e saj evropianë dhe aziatikë e kanë dënuar pushtimin rus. Kina ka bërë thirrje për qetësi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026