Kina mohon se Rusia i ka kërkuar ndihmë ushtarake për Ukrainën

14 Mars 2022 | 10:43

Kina ka mohuar se Rusia i ka kërkuar ndihmë me pajisje ushtarake për luftën në Ukrainë. Duke folur të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Zhao Lijian tha në një konferencë shtypi se SHBA-ja “po shpërndante dezinformata”.

“Pozicioni i Kinës për çështjen e Ukrainës është konsistent dhe i qartë, dhe ne kemi luajtur një rol konstruktiv në promovimin e bisedimeve të paqes. Është e domosdoshme që të gjitha palët të ushtrojnë përmbajtje dhe të qetësojnë tensionin, në vend që t’i hedhin benzinë ​​zjarrit. Është e rëndësishme të shtyhet për një zgjidhje diplomatike, në vend që të përshkallëzohet më tej situata”, u shpreh ai.

Dy zyrtarë amerikanë i thanë CNN të dielën se Rusia i ka kërkuar Kinës mbështetje ushtarake, përfshirë dronët, si dhe ndihmë ekonomike për pushtimin e saj të paprovokuar.

Sot pritet të zhvillohet një takim në Romë mes Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan dhe kryediplomatit kinez Yang Jiechi për të diskutuar për sigurinë rajonale dhe globale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, deklaroi se dhurimi i fundit i raketave interceptuese Patriot për Ukrainën u bë me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm...
22:13 | 06/07/2026

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026