Teatri rindez debatin publik, analisti Gentian Gaba: Do ta çojmë çështjen në Parlamentin Europian
Çështja e prishjes së godinës së Tetarit Kombëtar ka rindezur sërish debatin publik në Shqipëri. Teksa iu përgjigj deklaratave të regjisorit Altin Basha që tha se vendit i duhet një teatër i ri, analisti Gentian Gaba tha në “Ilva Now” se edhe ai është pro idesë për ndërtimin e një teatri të ri kombëtar, por me kushtin që të ruhet godina aktuale.
Ai tha se çështja e Teatrit Kombëtar ka mbështetjen e organizmave ndërkombëtare, përfshire edhe përfaqësues nga Këshilli i Europës. Sipas Gabës, nëse institucionet nuk tërhiqen nga ideja për të shembur godinën e teatrit, aktivistët e shoqërisë civile do ta çojnë këtë temë deri në Parlamentin Europian.
“Më lejoni të jem shumë dakord me zotin Altin Basha, kërkoj me forcë një teatër kombëtar. Pra, nuk kemi asnjë kontradiktë në këtë pjesë, por ne nuk duam vetëm një tetar të ri, ne duam shumë teatro të rinj por njëkohësisht duam ta ruajmë trashëgiminë kulturore. Në dy vjet qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë nëpërmjet angazhimeve të tyre dhe punës së tyre kanë arritur të aplikojnë në një organizatë ndërkombëtare dhe të marrin mbështetjen e Komisionit Europian. Do të shprehen jo vetëm përfaqësues të KE, dhe Europa Nostra dhe ne këtë çështje do ta çojmë në Parlamentin Europian”, tha ai.
Gjithashtu z. Gaba apeloi që teatri të mos preket pa u shprehur Gjykata Kushtetuese.
“Ne nuk kemi ende një arbitër se si qëndron e vërteta e legjitimitetit të kësaj epopeje. Institucionet e shtetit duhet të jenë largpamëse që të mos shkaktojnë përplasje. Kjo godinë mbart vlera të trashëgimisë kulturore. Pra, nuk do të thotë se nuk është vetëm vepër e trashëgimisë kulturore shqiptare, por edhe europiane. Nuk mund të lejojmë që në këtë rrëmujë, të ketë një hap të rrezikshëm sa i takon trashëgimisë kulturore”, theksoi ai.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kanë bërë thirrje bashkisë dhe qeverisë që të mos e prekin godinën e Teatrit Kombëtar. Sipas tyre, çdo akt që synon të prishë këtë godinë, do të prodhojë pasoja të parikuperueshme për rrugën Europiane të Shqipërisë.
Lexoni gjithashtu:
Altin Basha tregon arsyet pse është pro shembjes së Teatrit, i rikujton PD-së Piramidën
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:11 Sulme të koordinuara me bomba artizanale ndaj banesave të 3 zyrtarëve të Demokracisë së Re në Selanik, 5 të plagosur
- 10:10 Aksident i rëndë në autostradë, Spitali i Traumës del me njoftim të ri për gjendjen e të plagosurve
- 09:58 Shisnin lëndë narkotike në plazhe dhe zona të ndryshme të Durrësit, arrestohen dy shpërndarësit (EMRAT)
- 09:56 Ish-boksieri Ilir Selmani nën masa të rrepta sigurie në GJKKO, SPAK kërkon dënimin me 28 vite burg
- 09:50 Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit të Holandës nga Kupa e Botës
- 09:50 Norvegjia eliminon Bregun e Fildishtë