Monika Kryemadhi zbulon ‘planin’ se si do të mbrohet Teatri Kombëtar nga shembja
Opozita do të bëjë rezistencë për të mos lejuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Duke folur gjatë intervistës në ‘Ilva Now’ për këtë çështje, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se, ajo dhe Basha do të qëndrojnë në godinë për të mos lejuar shembjen.
“Sot do të qëndrojë z. Basha, nesër e ka Monika Kryemadhi. Do të qëndroj natën bashkë me mbështetësit e teatrit dhe ccdo qytetar që ndihet i frustruar, i grabitur dhe i varfëruar nga kjo qeveri. Ky zotëria që paska para për të prishur teatrin si nuk paska para për t’u dhënë shqiptarëve pagën e luftës. Ky do të prishi teatrin dhe kullat e privat që do të ndërtojë në pronën private të marri mundësinë e lartësisë sepse teatri është i prishur dhe nuk do të ketë dot të ruajë distancën e kullës”, deklaroi znj. Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së i shkoi më tej paralajmërimit të bërë nga z. Basha se shembja e Teatrit Kombëtar është vijë e kuqe që qeveria nuk duhet ta kalojë, duke thënë se, ka ardhur limiti i çdo durimi me këtë qeveri.
“Basha tha është vija e kuqe, por unë po tregohem më ekstreme se z. Basha dhe po them se nuk ka më vijë të kuqe dhe të mos guxojë më njeri te teatri. Nuk do të jem atje si kryetare partia. Jam mundur të qëndroj larg duke mendua se e kanë dashur si kauz për të larguar vëmendjen
Do bëjmë rezistencë deri në fund sepse këtu nuk është më për Monikën debati dhe as beteja. Unë ftoj dhe z. Gramoz Ruçi dhe z. Pandeli Majko dhe të gjithë socialistët, vetëm Erion Veliajn dhe Edi Ramën nuk i ftoj sepse janë pjesë e kësaj. Dhe po them një gjë sinqerisht, ka ardhur fundi i çdo limit njerëzor i durimi dhe pranimit, nuk ka më sepse teatri është shtëpia e shqiptarëve. Në qoftë se z. Rama ka marrë paradhënien e kullave të teatrit bën mirë që t’ua kthejë se i dalin paratë e koncesioneve për të shlyer borxhin e disa viteve më përpara”, deklaroi znj. Kryemadhi.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:11 Sulme të koordinuara me bomba artizanale ndaj banesave të 3 zyrtarëve të Demokracisë së Re në Selanik, 5 të plagosur
- 10:10 Aksident i rëndë në autostradë, Spitali i Traumës del me njoftim të ri për gjendjen e të plagosurve
- 09:58 Shisnin lëndë narkotike në plazhe dhe zona të ndryshme të Durrësit, arrestohen dy shpërndarësit (EMRAT)
- 09:56 Ish-boksieri Ilir Selmani nën masa të rrepta sigurie në GJKKO, SPAK kërkon dënimin me 28 vite burg
- 09:50 Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit të Holandës nga Kupa e Botës
- 09:50 Norvegjia eliminon Bregun e Fildishtë