Deklarata e fortë e Monika Kryemadhit: Nuk do njohim asnjë ligj dhe vendim të këtij Parlamenti
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi bëri një deklaratë të fortë në studion e “Ilva Now”, ndërsa tha se ajo dhe partia që drejton nuk do të njohin asnjë vendim apo ligj që ka votuar ky Parlament, pas momentit të djegies së mandateve nga opozita.
“Unë kam qenë shumë e qartë: Unë nuk do të njoh asnjë ligj dhe vendim të Parlamentit pas djegies së mandateve që është mbi 84 vota. Pra, çfarë do të thotë? Do të thotë që çdo ligj që nga parlamenti ilegjitim që është me 82 deputetë, unë si Monika Kryemadhi dhe si LSI nuk njohim asnjë vendim, që ky parlament ka miratuar, kushdo qoftë”, tha ajo.
Ajo theksoi më tej se miratimi i reformës zgjedhore do t’i hapte rrugë mbajtjes së zgjedhjeve në Shqipëri, ku shtoi se kjo është një ndër arsyet se pse kryeministri tenton ta spostojë miratimin e saj.
“Ajo që dua të them është shumë e rëndësishme për të kuptuar që me ilegjitimitet nuk do mund të legjitimosh ilegjitimitetin. Për ne si LSI dhe si opozitë, miratimi i reformës zgjedhore sa më shpejt i hap rrugë zgjedhjeve të reja, dhe kjo është një nga arsyet që Rama dhe mazhoranca kërkojnë ta spostojnë më tej”, shtoi Kryemadhi.
Lexoni gjithashtu:
Reforma zgjedhore, Kryemadhi: LSI kërkon qeveri tranzitore dhe ndalim të shit-blerjes së votës
Monika Kryemadhi zbulon ‘planin’ se si do të mbrohet Teatri Kombëtar nga shembja
Reforma zgjedhore, Kryemadhi: LSI kërkon qeveri tranzitore dhe ndalim të shit-blerjes së votës
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:11 Sulme të koordinuara me bomba artizanale ndaj banesave të 3 zyrtarëve të Demokracisë së Re në Selanik, 5 të plagosur
- 10:10 Aksident i rëndë në autostradë, Spitali i Traumës del me njoftim të ri për gjendjen e të plagosurve
- 09:58 Shisnin lëndë narkotike në plazhe dhe zona të ndryshme të Durrësit, arrestohen dy shpërndarësit (EMRAT)
- 09:56 Ish-boksieri Ilir Selmani nën masa të rrepta sigurie në GJKKO, SPAK kërkon dënimin me 28 vite burg
- 09:50 Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit të Holandës nga Kupa e Botës
- 09:50 Norvegjia eliminon Bregun e Fildishtë