Sanksionet ndaj Rusisë rrezikojnë të sjellin krizë në furnizimin me naftë
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë po paralajmëron se ndërprerjet e mundshme në shkallë të gjerë të prodhimit rus të naftës po “kërcënojnë të krijojnë një goditje globale të furnizimit me naftë”.
Kjo vjen pas sanksioneve të ashpra të vendosura ndaj Rusisë pas pushtimit të saj në Ukrainë. Ndërkohë blerësit shmangin gjithnjë e më shumë blerjet ruse të naftës.
“Rritja e çmimeve të mallrave dhe sanksionet ndërkombëtare të vendosura kundër Rusisë pas pushtimit të saj në Ukrainë pritet të frenojnë ndjeshëm rritjen ekonomike globale”, tha agjencia.
OPEC është përballur me thirrje për të rritur prodhimin mes çmimeve të larta të energjisë. Në takimin e saj të fundit, organizata ra dakord t’i përmbahej planit aktual të rritjes graduale të prodhimit me vetëm 400.000 fuçi në ditë.
“OPEC+ [Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës], për momentin, po i qëndron marrëveshjes së saj për të rritur furnizimin me sasi modeste mujore. Vetëm Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kapacitete të konsiderueshme rezervë që mund të ndihmojnë menjëherë për të kompensuar një mungesë ruse”, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta