351 ukrainas të strehuar në Shqipëri, thotë ministri Çuçi

16 Mars 2022 | 13:40

351 shtetas nga Ukraina ndodhen në vendin tonë që pas nisjes së luftës. Kështu deklaroi Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili sot zhvilloi një takim me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov.

“Aktualisht në Shqipëri po qëndrojnë 351 shtetas nga Ukraina, të cilëve iu është dhënë mbrojtja e përkohshme sipas kuadrit të plotë ligjor që ne kemi për azilin. Të tjera masa lehtësuese për hyrjen dhe qëndrimin e tyre do të miratojmë në vijim nëse është e nevojshme, për t’ju gjendur pranë atyre që largohen nga konflikti”, tha Çuçi.

Në vijim të takimit ai theksoi edhe njëherë qasjen solidare të Shqipërisë për njerëzit që largohen nga vendi i tyre për shkak të konfliktit.

“Shqipëria është një shembull shumë domethënës kur është fjala te solidariteti dhe pritja e njerëzve në nevojë. E dëshmuam këtë edhe së fundi me afganët që strehuam në vendin tonë dhe po kështu do të bashkërendojmë përpjekjet me vende të tjera të BE-së për t’ju gjendur pranë popullit të Ukrainës në këto kohë të vështira”, u shpreh ministri.

Shtetasit e Ukrainës që largohen nga vendi i tyre mund të hyjnë në Shqipëri pa vizë dhe të qëndrojnë për një periudhë 1-vjeçare pa qenë nevoja të pajisen me leje qëndrimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Heqja e banderolës, një grup protestuesish futen në ambientet e Politeknikut

Një grup protestuesit kanë hyrë në ambientet e Politenikut pasi pak çaste më parë u shfaq një banderolë me shkrimin: ‘Ju erdhi fundi’. Pas ndërhyrjes...
20:33 | 29/06/2026

“Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku, ndërhynë policia. Protestuesit nisen drejt universitetit

Këtë të hënë protestuesit kanë gjetur një mënyrë tjetër për të protestuar teksa kanë shfaqur një banderolë të madhe te Politekniku. “Ju erdhi fundi”, shkruhet...
20:20 | 29/06/2026

LIVE- Dita e 30-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. Një grup protestuesish futen te Politekniku

Edhe këtë të hënë qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 30-të e saj. Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, ka...
20:06 | 29/06/2026