Kurti: Kushtetuta nuk lejon diskriminimin e personave LGBT+

16 Mars 2022 | 16:38

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kodi Civil nuk rregullon martesat ndërmjet personave me gjini të njëjtë, por mundëson vetëm bashkëjetesën.

Ai në seancën plenare ku po shqyrtohet projekt-kodi civil, theksoi se të drejtat e njeriut janë të të gjithë njerëzve dhe njëjtë e thotë edhe Kushtetuta dhe se votimi i Kodit Civil është një ngjarje e veçantë për Kosovën dhe Kuvendin.

“Është një pikë me rëndësi për të cilën ka pasur keqkuptime e keqinterpretime. E kjo është regjistrimi i bashkësive civile të personave me seks të njëjtë. Në fund të fundit të drejtat e njeriut janë të drejtat e të gjithë njerëzve të secilit njeri, të secilit person, sepse gjithsecili është krijesë e Zotit dhe e natyrës”.

“Këtë e thotë edhe Kushtetuta jonë dhe praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Te regjistrimi i bashkësive të personave me sekse të njëjta, në nenin 1,138 është paraparë mundësia që këta persona të mund të regjistrohen si bashkësi civile. Kodi nuk e ka rregulluar, kushtet dhe procedurën për këtë institut të ri, por vetëm në mënyrë afirmative ka përcaktuar që në të ardhmen do të rregullohet me ligj të veçantë”, ka thënë Kurti.

Sa i përket kësaj, Kurti shtoi se Kodi Civil nuk është i mjaftueshëm dhe kjo është në pajtueshmëri të plotë me Kushtetutën, e cila nuk lejon asnjë lloj diskriminimi.

“Kodi nuk rregullon martesat ndërmjet personave me seks të njëjtë. Kjo dallon me bashkësinë e regjistruar civile ngase kjo e fundit mundëson vetëm bashkëjetesën dhe jo format tjera të funksionit familjar”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti tha se Kodi Civil ka gjithsej pesë libra, me 1630 nene ku në të gjitha këto ka të reja substanciale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026