Arrestohet ish-kryeministri bullgar Boyko Borisov

17 Mars 2022 | 20:44

Ish-kryeministri bullgar Boyko Borisov është arrestuar nga policia bullgare në lidhje me 120 raste shpërdorimi të fondeve të BE, të njohura si “ESI funds”.

Borisov është arrestuar me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik Europian, drejtuar nga ish-prokurorja rumune kundër korrupsionit, Laura Codruta Kovesi.

Gjithashtu është arrestuar dhe ish-ministri i financave Vladislav Goranov, ish-zëdhënësja e qeverisë Sevdalina Arnaudova, dhe ish-kryetarja e Komisionit Parlamentar të Buxhetit dhe Financave, Menda Stoyanova.

Kryeministri aktual, Kiril Petkov, ka reaguar mbi zhvillimin e fundit duke u shprehur se askush nuk është mbi ligjin.

Borisov është zyrtari i parë i lartë që arrestohet nga institucioni i prokurorisë së BE, i cili u themelua në qershor të vitit të shkuar.

Zyra e Prokurorit Publik Europian ka të drejtë të hetojë dhe procedojë krime në radhët e shteteve anëtare, në mënyrë të pavarur nga autoritetet kombëtare.

Borisov ka shërbyer tre mandate si kryeministër i Bullgarisë, duke u zgjedhur për herë të parë në 2009.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026