Kim Yong Un mbikëqyr testin për raketën ndërkontinentale të Koresë

25 Mars 2022 | 17:58

Me një stil hollivudian, Kim Jong Un i tregoi botës thesarin e tij të ri në rritjen e arsenalit të tij të armatimeve: raketën balistike ndërkontinentale “Hwasong-17”.

Në një video të xhiruar në stilin e një dokumentari heroik, lideri koreano-verior shfaqet duke mbikëqyrur personalisht testimin e raketës më të madhe të vendit të tij.

Regjimi në Penian nuk kryente teste të tilla që prej 2017-s. Raketa ra në afërsi të ujërave territoriale japoneze dhe shkaktoi një seri reagimesh nga komuniteti ndërkombëtar.

“Kjo është një tjetër shkelje e moratoriumit që Koreja e Veriut vendosi në 2018 dhe një shkelje e hapur e rezolutave të Këshillit të Sigurimit. Testimi i raketës me rreze të gjatë veprimi rrezikon përshkallëzimin e tensioneve në rajon”, tha Stéphane Dujarric, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

Sipas analistëve, Kim Jong Un kërkon t’i bëjë presion Amerikës që ta pranojë vendin e tij si fuqi bërthamore dhe të heqë sanksionet.

Pas testit në fjalë, ai deklaroi se është gati për t’u përballur me Shtetet e Bashkuara. si përgjigje, Uashingtoni vendosi sanksione të reja ndaj individëve dhe subjekteve koreano-veriore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026