Cilët janë pretendentët për çmimet Oscar 2022
Këtë të diel do të mbahet ceremonia e 94-të e ndarjes së çmimeve Oscar.
Eventi i cili do të mbahet në Hollivud Bulevard do të prezantohet nga Emi Shumer, Uanda Sajks dhe Rexhina Holl.
Mes filmave konkurrues janë dhe ata europianë, ku britanikët kryesojnë listën e të nominuarve.
Keneth Branah me filmin e tij autobiografik ‘Belfast’, ku flet për fëmijërinë në Irlandën e Veriut dhe konfliktet mes katolikëve dhe protestantëve, ka marrë 7 nominime, përfshi atë për Filmin më të mirë dhe Regjisorin më të mirë
Për çmimin aktorja më e mirë, Olivia Kolman është në garë për një ‘Oscar’ të dytë për rolin e saj të një nëne të divorcuar, bazuar në romanin e Elena Ferrantes, e kaluara e së cilës rishfaqet në mjedisin e bukur dhe mashtrues të ishujve grekë.
Edhe aktorja Penelope Cruz është mes 5 finalisteve për të marrë çmimin për rolin e saj në filmin ‘Mamatë Paralele’, të Pedra Almodovar, film i nominuar edhe për kolonën zanore më të mirë, nga kompozitori Alberto Iglezias
Ndërkohë bashkëshorti I saj, Havier Bardem është i nominuar për çmimin Aktori më i mirë për rolin e tij në filmin biografik “Being the Rocardos”, përkrah Nikole Kindman, ku do ketë përballë favoritin për këtë çmim, britanikun Benedikt Kambërbeç për rolin e tij në filmin “The Poëer of The Dog”, i cili kryeson listën e nominimeve me 12 të tilla.
Ndër filmat europianë, surpriza e madhe ishte nominimi i trefishtë i “Flee” nga regjisori dabez Jnas Poher Rasmusen, që garon për Filmin më të mirë të animuar, Dokumentarin më të mirë dhe Filmin më të mirë të huaj.
Bëhet fjalë për historinë e vërtetë të mikut të tij Amin, një refugjat afgan në Danimarkë që u largua nga luftimet në Kabul, një ndër filmat më të vlerësuar të vitit 2021
Një tjetër surprizë pozitive nga Europa është filmi ‘Njeriu më i keq në botë’ nga regjisori norvegjez Hoakim Trier. Ky film u shpall fitues në Festivalin e Kanës dhe po konkurron në Oskar për çmimin e Filmit më të mire të huaj por edhe për Skenarin më të mirë
Tre regjisorë europianë nga pesë të nominuar do të konkurrojnë edhe për Filmin më të mirë ndërkombëtar, përkrah skandinavëve Hoakim Trier dhe Jonas Poher Rasmusen, është edhe italiani Paolo Sorrentino për filmin “Dora e Zotit”.
Një film gjysmë autobiografik, për dashurinë e tij të përjetshme për gratë, kinemanë, Napolin dhe futbollin.
LEXONI GJITHASHTU:
- Regjisori Budina: Ministria e Kulturës po shkatërron trashëgiminë kulturore
- ‘Portret i pambaruar’, filmi për dashurinë në diktaturë nëpër kinema
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë