Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

16 Korrik 2026 | 22:22

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama mund të largohet nga detyra. Sipas tij ka dy mënyra, njëra me vullnet dhe tjetra sipas rregullores.

“Lind pyetja si ikën Rama? Rama sot ikën me dy mënyra. Njëra, është dorëheqja. Ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, kjo është vullnet i tij, nuk e bën. Mënyra e dytë është me ça parashikon rregullorja. Neni 100 i rregullores, mocion besimi, nuk e bën dhe e ka të vetën. Tjetri është mocion mosbesimi. Mocion mosbesimi do futemi në logjikën e shifrave”, tha ai.

Sa i përket mocionit të mosbesimit, ai theksoi se duhet të paraqitet nga 28 deputetë me një kandidat për kryeministër që të mund të kalojë.

“Partia Socialiste ka 83 mandate kur ka dalë nga zgjedhjet e fundit. Ato tre të PSD-së po i kaloj të gjithën se i mori ambasada në telefon, i tha siç mori Pilincin dhe kaluan këtej. Një iku që është Neomalësorja. Ngelën 82. Po të heqim dhe Elisën 81. Duhet të humbasi 12 që të shkojë në 69 që të bëhen 71, që mocioni i mosbesimit, i cili paraqitet nga 28 deputetë me një kandidat për kryeministër të mund të kalojë”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026