Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni

16 Korrik 2026 | 22:11

Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, kryeministrja  italiane dështoi me një amendament të rëndësishëm — ndonëse për pak. Kundër propozimit të partisë  së Giorgia Melonit në pushtet , Fratelli d’Italia (Vëllezërit e Italisë), votuan 188 deputetë, ndërsa 187 ishin pro. Kryetarja e Fratellit prej kohësh lufton për një reformë rrënjësore të ligjit zgjedhor.

Ajo kërkon që kryeministri të zgjidhet drejtpërdrejt në të ardhmen dhe që partia me më shumë vota të marrë një bonus shumice në ndarjen e mandateve. Meloni argumenton se Italia ka nevojë për qëndrueshmëri.

Por amendamenti kësaj here kishte të bënte vetëm me një pikë: që në zgjedhjet parlamentare të bëhej e mundur t’i avancosh kandidatë të veçantë të listës së partisë sate përmes të ashtuquajturave vota preferenciale. Pikërisht këtu Meloni dështoi në votimin e fshehtë. Nga opozita e majtë erdhën menjëherë kërkesa për dorëheqjen e saj dhe zgjedhje të reja.

“Përsëri fitoi moçali”

Disfata është delikate për Melonin, sepse partnerët e saj të koalicionit, Forza Italia dhe Lega, kishin premtuar mbështetje. Në letër koalicioni ka një shumicë të rehatshme në parlament.

Prandaj kundër duhet të kenë votuar edhe deputetë të kampit të vet. Vetë Meloni e priti goditjen me këto fjalë: “E provuam. Përsëri fitoi moçali.”

Mendohet se kryeministrja e djathtë do ta ndjekë synimin e saj edhe pas disfatës. Nga partneri i koalicionit, Forza Italia, vjen sërish mbështetje — të paktën me fjalë. “Është vendimtare ta çojmë përpara këtë ligj që garanton qëndrueshmëri”, tha kreu i grupit parlamentar, Enrico Costa, për gazetën “Corriere della Sera”.

Njëkohësisht ai përjashtoi mundësinë që kjo goditje të shkaktojë një krizë politike më të gjerë. Sipas të gjitha gjasave, Italia do të shkojë në zgjedhje vitin e ardhshëm. Në sondazhe, kryeministrja me partinë e saj prin prej kohësh me qëndrueshmëri para të gjitha forcave të tjera.

Referendumi i humbur në pranverë

Me koalicionin e saj prej tri partish të djathta e konservatore, Meloni qeveris që nga vjeshta e vitit 2022. Nëse reziston deri pas pushimeve verore — çka konsiderohet e mundshme — në fillim të shtatorit do të bëhet kryeministrja me mandatin më të gjatë pa ndërprerje në historinë e Italisë.

Megjithatë, votimi i humbur në parlament është për Melonin tashmë goditja e dytë brenda pak muajsh. Në pranverë ajo dështoi me planet për një reformë rrënjësore të drejtësisë. Në një referendum, italianët e kundërshtuan atë me shumicë të qartë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur

Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në Kanada, ndërsa tymi i përhapur prej tyre ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit në pjesë të mëdha...
22:08 | 16/07/2026

Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të, kërkon marrëveshje

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Irani po vazhdon të komunikojë intensivisht me Shtetet e Bashkuara dhe shpreh dëshirën e fortë për të arritur një...
22:06 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026