Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij
Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës humbjen e më shumë se 50 orëve gjumë në vit për person.
Organizata amerikane ‘Climate Central’, e cila studion ndikimin e ndryshimeve klimatike në studimin që I ka bërë periudhës 2020–2025 në nivel global ka faktuar se një person humb rreth 56 orë gjumë në vit, ekuivalente me gati 7 net të plota gjumi, për shkak të netëve të nxehta.
Analiza e më shumë se 1300 qyteteve tregoi se në pothuajse të gjitha zonat e studiuara, humbja e gjumit nga temperaturat e lidhura me ndryshimet klimatike është të paktën dyfishuar që nga vitet 1970.
Rajonet më të prekura janë Lindja e Mesme dhe Azia Juglindore, ku njerëzit humbin mesatarisht nga 55 deri në 91 orë gjumë në vit.
Në Europë, ndikimi më i madh është në jug të kontinentit. Në Napoli, njerëzit humbin rreth 51 orë gjumë në vit, në Athinë 45 orë, ndërsa në Valencia 42 orë.
Ekspertët theksojnë se mungesa e gjumit nuk është vetëm një shqetësim i përditshëm. Gjumi i pamjaftueshëm lidhet me probleme të humorit, ulje të përqendrimit, ulje të produktivitetit dhe ndikime në shëndetin e zemrës dhe sistemin imunitar.
Më të rrezikuarit janë të moshuarit mbi 65 vjeç, si dhe njerëzit që jetojnë në zona me temperatura më të larta. Studiuesit paralajmërojnë se me rritjen e temperaturave globale, edhe humbja e gjumit nga nxehtësia pritet të bëhet një problem gjithnjë e më i madh shëndetësor.
SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 21:34 Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane
- 21:32 Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”
- 21:26 Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:15 SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës