Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

16 Korrik 2026 | 21:26

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e Tiranës.

Si çdo pasdite, ata e nisën protestën rreth orës 19:00, teksa u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” ku vijuan me thirrjet e tyre ‘Rama jepe dorëheqjen’ dhe ‘Rama në burg, Berisha në burg’.

Më pas, turma e protestuesve u nis drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ duke u ndalur para godinës së Kryeministrisë.

Ata mbajtën fjalime nga pjesëmarrës të ndryshëm, ndërsa më pas protestuesit nisën marshimin e tyre të përnatshëm në rrugët e Tiranës. Protestuesit kanë njoftuar se më 23 korrik në orën 08:30 do të mblidhen në sheshin “Skënderbej” për të marshuar në drejtim të Parlamentit.

Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale, të cilën protestuesit e konsiderojnë si qëllimin kryesor të kësaj proteste të vazhdueshme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026