I mbijetuari i ‘Otrantos’ lufton prej 25 vitesh për ‘drejtësinë e munguar’
Sot mbushen 25 vite nga Tragjedia e Otrantos, ku anija shqiptare u përmbyt nga forcat detare italiane. 81 persona, shumica gra dhe fëmijë humbën jetën nga 142 pasagjerë në bord.
Krenar Xhavarra një prej të mbijetuarve që në atë tragjedi humbi të vëllain, bashkëshorten dhe fëmijën bën fajtor autoritet italiane për atë ngjarje ndërsa nuk resht së kërkuari drejtësi.
‘Kemi 25 vite që luftojmë për drejtësi për këtë tragjedi që ndodhi në kanalin e Otrantos’, shprehet Xhavarra.
Ai ishte rreth 25 vjeç kur u nis drejt Italisë me vëllain, gruan dhe vajzën 6 muajshe në kërkim të një jete më të mirë matanë detit.
Anija ‘Katri i Radës’ u përmbyt në Ngushticën e Otrantos nga forcat detare italiane.
“Anija italiane filloi me manovra të rrezikshme duke na u afruar me qëllim për të na përmbytur me dallgë. Më pas na goditën nga mbrapa me qëllim që anija të fundosej”, tregon Krenari.
Nga familja e tij, Krenari ishte i vetmi që arriti të mbijetojë. Sot 25 vite më pas ai kujton momentet e fundit para se anija të fundosej.
Krenari tregon se pavarësisht përpjekjeve, shpëtimi i familjes së tij ishte i pamundur. Për atë tragjedi ai fajëson autoritetet italiane.
“Po të kishim mbrojtje nga shteti shqiptar, shteti italian do të detyrohej të dërgohej në Gjykatën e Hagës për krim ndaj njerëzimit”, shprehet i mbijetuari.
Më 28 mars 1997 anija shqiptare me 142 persona në bord, u përmbyt nga forcat detare italiane. për të ndaluar hyrjen e paligjshme të emigrantëve, Anija ‘Sibila’, përplasi anijen shqiptare.
Për pasojë 81 persona humbën jetën. Nga viktimat 23 trupa nuk u gjenden kurrë. Goditja e anijes shqiptare nga italianët u bë për të shmangur hyrjen ilegale të emigrantëve shqiptarë që largoheshin nga vendi pas kolapsit të skemave të piramidave.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta